Programi Asistent i Fizioterapisë përgatit nxënësit për të kuptuar dhe mbështetur proceset e terapisë fizikale, bazuar në diagnozën mjekësore dhe nën mbikëqyrjen profesionale.
Përmes kombinimit të mësimit teorik me ushtrimet dhe praktikën, nxënësit zhvillojnë njohuri, shprehi dhe kompetenca të nevojshme për punë në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit.
Ndihmon në procesin e rikuperimit dhe përmirësimit të lëvizshmërisë së pacientëve.
Fizioterapia kërkon angazhim, lëvizje dhe punë të drejtpërdrejtë me pacientin.
Asistenti i fizioterapisë mbështet proceset terapeutike nën udhëheqje profesionale.
Është drejtim i përshtatshëm për ata që duan komunikim dhe kontakt të vazhdueshëm me pacientë.
Komunikimi, përgjegjësia, puna në ekip dhe kujdesi ndaj pacientit janë pjesë e rëndësishme e profesionit.
Fizioterapia dhe rehabilitimi janë fusha që zhvillohen vazhdimisht, duke krijuar mundësi për mësim dhe avancim profesional.
Bëhu pjesë e drejtimit
Asistent i Fizioterapisë