Shkolla e Mesme e Mjekësisë Heimerer funksionon që nga viti 2023, kur nisi rrugëtimin e saj me një klasë dhe një drejtim profesional. Që në fillim, synimi ka qenë krijimi i një shkolle që e lidh mësimin me praktikën dhe i përgatit nxënësit për një të ardhme profesionale në fushën e shëndetësisë.
Ky zhvillim është shoqëruar me përmirësimin e vazhdueshëm të qasjes në mësimdhënie, zgjerimin e mundësive për praktikë dhe krijimin e një ambienti ku nxënësit mund të zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe përgjegjësinë profesionale.
Me kalimin e viteve, shkolla është zhvilluar vazhdimisht, si në numrin e nxënësve ashtu edhe në ofertën e saj arsimore. Nga një drejtim i vetëm, sot ofrohen tri drejtime profesionale, të ndërtuara për t’iu përgjigjur interesave të nxënësve dhe kërkesave të sektorit të shëndetësisë.
Sot, Shkolla e Mesme e Mjekësisë Heimerer vazhdon të rritet me të njëjtin qëllim me të cilin filloi: të krijojë një përvojë arsimore që nis në klasë, zhvillohet përmes praktikës dhe vazhdon drejt profesionit.
Përgatitja e nxënësve me njohuri, aftësi praktike dhe përgjegjësi profesionale për të ardhmen e tyre në shëndetësi.
Të jemi një shkollë profesionale e besueshme dhe moderne, që lidh arsimin me profesionin dhe nevojat reale të sektorit shëndetësor.
Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë Heimerer, mësimi ndërtohet duke lidhur njohuritë teorike me zbatimin praktik. Synimi ynë është që nxënësit të mos mësojnë vetëm për profesionin, por ta kuptojnë dhe ta përjetojnë atë që gjatë shkollimit.
Përmes ushtrimeve praktike, laboratorëve, punës së udhëhequr nga mësimdhënësit dhe përvojave profesionale, nxënësit zhvillojnë kompetenca që u nevojiten për hapat e ardhshëm në arsim dhe në tregun e punës.
Mësimdhënës me përvojë akademike dhe profesionale, të përkushtuar në zhvillimin e nxënësve dhe mësimin praktik.
Mësimdhënëse e lëndës “Kimi”
Mësimdhënës i lëndës “Ndërmarrësi”
Mësimdhënës i lëndës “Matematikë”
Mësimdhënës i lëndës “Fizikë”
Mësimi zhvillohet në hapësira të përshtatura për punë praktike dhe zhvillim profesional.