Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë Heimerer, praktika është pjesë thelbësore e procesit mësimor dhe një nga mënyrat kryesore përmes së cilës nxënësit lidhen me profesionin e tyre të ardhshëm.

Përmes ushtrimeve praktike, punës në laboratorë dhe përvojave në ambiente profesionale, nxënësit kanë mundësi të zbatojnë njohuritë e fituara në klasë, të zhvillojnë aftësi profesionale dhe të fitojnë më shumë siguri në situata reale të punës.

Kjo qasje i ndihmon ata të kuptojnë më mirë profesionin, përgjegjësitë që ai kërkon dhe mënyrën se si njohuritë teorike përdoren në praktikë.

Si funksionon praktika

Mëso

Nxënësit ndërtojnë bazën teorike në klasë

Praktiko

Njohuritë zbatohen përmes ushtrimeve dhe punës praktike

Përjeto profesionin

Nxënësit fitojnë përvojë pranë profesionit të ardhshëm.

Ku
zhvillohet praktika

Praktikat zhvillohen në institucione partnere të fushës së shëndetësisë, përfshirë spitale, klinika dhe institucione të tjera relevante, në varësi të drejtimit që ndjek nxënësi.Përmes këtyre bashkëpunimeve, nxënësit kanë mundësi të njihen nga afër me ambientin profesional, të zbatojnë njohuritë e fituara gjatë mësimit dhe të zhvillojnë aftësi

Zgjidh drejtimin tënd dhe bëhu pjesë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë Heimerer.

praktike në situata reale pune.Shkolla ofron gjithashtu mundësi për praktika ndërkombëtare jashtë vendit, duke u dhënë nxënësve përvojë me standarde dhe mënyra të ndryshme të punës në sektorin e shëndetësisë.

Galeri / Praktika
në veprim